Ahengjet gjatë natës në rajonin e Pollogut përveç mysafirëve i viziton edhe policia. Objektet janë të njohura për klientët, por edhe për policinë, e cila këtë vit ka zbatuar tridhjetë kontrolle.

Me aksionin e fundit policor në rajonin e Pollogut, gjithsej numri i shtetaseve të huaja, të cilat pa u paraqitur qëndrojnë dhe punojnë në mënyrë joligjore në objekte, në korrik arriti 67. Ky është përafërsisht numër i njëjtë me numrin total të të zbuluarave (63) në gjashtë muajt e parë dhe gjithsej deri më sot arriti në 130 persona.

Sipas të dhënave të SPB Tetovë, gjatë këtij muaji, janë kryer 12 aksione të kontrolleve (gjashtë në rajonin e Tetovës dhe gjashtë në Gostivar).

Zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjon Josifovski sqaron se nga fillimi i muajit, dhe deri më 26 korrik në 12 kontrolle në rajonin më të gjerë të Pollogut janë përfshirë 13 objekte. Gjatë këtyre kontrolleve është zbuluar se 67 shtetase të huaja, numri më i madh prej tyre (50) kanë qenë nga Shqipëria, gjashtë nga Kosova, gjashtë nga Serbia dhe nga një nga Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina, Kroacia, Bullgaria dhe Greqia. Sipas moshës ato janë femra kryesisht të moshës prej 18 deri 40 vjeç.

Pjesa më e madhe prej tyre vijnë në vend për qëndrim të shkurtër për fundjavë, por edhe për një apo dy muaj.

Në evidentimin e policisë qëndron edhe se në gjashtë muajt e kaluar të vitit në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit janë kryer gjithsej 17 aksione kontrolluese. Janë bërë në 21 objekte hotelierike dhe gjatë asaj janë zbuluar 63 shtetase të huaja, më shumë nga Shqipëria, Serbia dhe Kosova. Angazhimi i tyre pas paraburgimit është sanksionuar, varësisht nga vepra.

“Pothuajse të gjitha shtetaset e huaja, janë deportuar në vendet e tyre amë, pasi paraprakisht janë nxjerrë para gjykatësit për shkelje, i cili u ka shqiptuar dënime në të holla dhe masa të përkohshme për ndalimin e hyrjes në Republikën e Maqedonisë prej një viti”.

Nga SPB Tetovë paralajmërojnë se edhe në periudhën në vazhdim do të kryhen kontrolle të tilla. Qëllimi i tyre është, siç thekson zëdhënësi Josifoski, zbulimi dhe sanksionimi ligjor i shtetaseve të huaja, të cilat qëndrojnë dhe punojnë në mënyrë të paligjshme në atë rajon. Gjatë zbardhjes të rasteve shqyrtohet dhe përfshirja e tyre e mundshme në prostitucion, tregti me njerëz apo aktivitete të tjera joligjore.

Artikulli paraprakErrësimi i Hënës në qiellin e vrenjtur të Shkupit
Artikulli tjetërBESA e Kasamit godet ministrin e Kulturës, Asaf Ademi, ja si e quajnë?