Në portën e Shkupit vjen braziliani Thulio

Skuadra e Shkupit po shfrytëzon ditët e fundit të qëndrimit në kampin stërvitor në Bolu të Turqisë, pasi që nga e hëna do të niset për në Armeni, ku ekipi të enjten me 11 korrik luan ndeshjen e parë kualifikuese në kuadër të Ligës së Evropës, e për kundërshtar ka Pyunikun.

Marketing

Ekipi në këtë fazë përveq se punoi maksimalisht në ngritjen e fromës së ekipit, kishte edhe disa lëndim që do të jenë mungesë para kësaj sfide.

Pikërisht lëndimi i portierit të parë Enes Azizi, alarmoi kryesinë e klubit për të gjetur portier që do të ndihmon skuadrën në këto ndeshje, ndërsa këtë do ta bëjë braziliani 23 vjeçar, Thulio Cler De Freitas.

“Fillimisht do atë falënderoj Zotin për mundësinë që më dha, ndjehem shumë mirë dhe i motivuar për përvojën e re që do të kemë. Jam pranuar shumë mirë nga ekipi, nga stafi i trajnerëve dhe të gjithë të tjerët. Padyshim që do të jap maksimumin për ta ndihmuar ekipin në të gjitha sfidat që na presin”, ka thënë braziliani Thulio, i cili te Shkupi ka gjetur bashkëatdhetarin e tj Sergio.

Thulio vjen te Shkupi nga skuadra Betinense (mg), me të cilët ka luajtur që nga viti 2014 e deri në sezonin që e lam pas. Ndërsa në vitin 2015 ishte pjesë edhe e ekipit Ipatinga (mg), ndërsa në vitin 2018 luajti me ekipin Nacional (mg).

Braziliani 23 vjeçar i cili tani më tri ditë është duke stërvitur me ekipin, ka nënshkruar kontratë një vjeçare.

Marketing