Në prag të ndryshimeve kushtetuese, fillon furnizimi me 240 mijë pasaportë

Edhe pse pushteti ka paralajmëruar se deri më 15 janar pritet që të votohen ndryshimet kushtetuese ku edhe do të vijë deri tek ndryshimi i emrit të shtetit e më pas edhe të dokumentacionit nga ana e qytetarëve, një numër i madh i pasaportave tashmë presin në kufi. Sipas informacioneve të fundit për momentin mbi 240 mijë të tillë janë në procedurë doganore.

Marketing

“Për momentin në doganë ka një numër të madh të pasaportave që presin procedurën e rregullt dhe njëkohësisht informojmë se MPB është e gatshme të përballojë fluksin si dhe kërkesat e qytetarëve për lëshimin e pasaportave të reja”, theksojnë kështu nga MPB.

“Madje edhe sikur të votohen ndryshimet kushtetuese më 15 janar është e nevojshme kohë dhe procedura për ndryshimin e emrit që të vendosen në fuqi”, sqarojnë mes tjerave nga MPB.

Marketing