Në Prishtinë marshohet kundër diskriminimit gjinor në vendin e punës

Në Ditën Ndërkombëtare për të drejtat e punëtoreve dhe punëtorëve, Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) dhe një numër i organizatave kanë marshuar r kundër diskriminimit që u bëhen grave në vendin e punës.

Marketing

Kërkesat e protestuesve kishin të bënin për mundësi të barabarta punësimi me pagë që na mundëson jetë me dinjitet; sigurim shëndetësor; siguri në punë dhe punë pa diskriminim për të gjitha pa dallim etnie, moshe, arsimimi, orientimi seksual, identiteti gjinor dhe aftësie.

Protesta ka nisur nga Sheshi “Zahir Pajaziti” duke vazhduar kah Ministria e Punës, Policia, rruga e Kinemasë “ABC”, BSPK-ja, Inspektorati i punës, prapa Teatrit, Qeveria duke vazhduar nëpër sheshet e kryeqytetit.

Paraprakisht një protestë tjetër ishte mbajtur nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, në të cilën u kërkua respektimi i Marrëveshjes Kolektive, rritje të pagës minimale, për skema pensionale si dhe për sigurime shëndetësore.

Marketing