Në pritje të formimit të një partie të re në Maqedoni, rrezikohet opozita

Do të formohet parti e re politike nëse anëtarësia e VMRO-DPMNE-së nuk arrin të bashkohet dhe të bëjë koncept të ri, tha kryetari i komunës së Kavadarit. Ai në intervistë për portalin “Faktor” shton se momentalisht anëtarësia e partisë më të madhe opozitare nuk meriton që të nënçmohet. “Nëse situata kërkon që mos të veprojmë në mënyrë të mençur si parti ose të mos arrijmë diçka, atëherë ka hapësirë të mendohem nëse dua të hyj në veprime politike, për shkak se unë jam kryetar, me mandat dhe funksion nga VMRO-DPMNE-ja. Unë personalisht, deri në këtë moment nuk kam bërë asnjë negociatë ose marrëveshje për të bërë një koncept të ri ose parti të re, por do të përsëris, nëse nuk arrijmë të bashkohemi ose ta bëjmë atë që duhet, nuk e mbyll mundësinë për veprime të mëtutjeshme në atë aspekt”, deklaroi Mitko Jançev, kryetar i Komunës së Kavadarit.

Marketing

“Sipas paralajmërimeve, në partinë e re duhet të ketë disa anëtarë të VMRO-DPMNE-së që janë përjashtuar, ndër të cilët janë Nikolla Todorov, por edhe shefi aktual i diplomacisë, Nikolla Dimitrov. Sot të dytë ata nuk na u përgjigjën thirrjeve dhe pyetjeve tona në lidhje me formimin e partinë e re politike”, Jovica Paunoski, gazetar.

Në emisionin 10 Minuta në TV21 ish ministri i punëve të jashtme, Nikolla Poposki dhe deputet i VMRO-DPMNE-së tha se ka dëgjuar spekulime të tilla por nuk deshi të komentonte. Kryetari aktual i Kavadarit, Jançev, është njëri prej kryetarëve më të suksesshëm në Maqedoni, por pasi VMRO-DPMNE e kundërshtoi liderin Hristijan Mickoski për referendumin, është shkarkuar nga funksioni nënkryetar. Ai ende mendon se Marrëveshja e Prespës ishte hap i guximshëm, për të cilin i uron Zoran Zaevit. Kur dhe kush do të jetë pjesë e “Konceptit Maqedonas” gjë për të cilën flitet shumë në opinion, mbetet që të shohim. Siç thashme publikoi TV21, termini për zgjedhje të parakohshme parlamentare, sipas burimeve tona, do të jetë muaji maj i vitit të ardhshëm. Me këtë termin opozita nuk pajtohet për shkak të humbjes së votave në pjesën juglindore. Ata kërkojnë që zgjedhjet e parakohshme të mbahen në muajin mars./TV21

Marketing