Në pritje të marrëveshjes mes klubeve, De Ligt nis stërvitjet me Ajaxin

Matthijs de Ligt ka nisur stërvitjet parasezonale me Ajaxin, pasi Mino Raiola konfirmoi arritjen e marrëveshjes së lojtarit me Juventusin.

Marketing

De Ligt ishte i qeshur në stërvitje, që u bashkua me shokët për herë të parë pas fundit te sezonit të kaluar.

De Ligt u paraqit në stërvitje një ditë pasi Raiola konfirmoi se Juventusi ka arritur marrëveshje me mbrojtësin dhe se tani mbetet që klubet të merren vesh për çmimin e transferimit.

Raportohet se 19-vjeçari do të fitojë 9 milionë euro në sezon te “Zonja e Vjetër” plus bonuse dhe do të nënshkruajë kontratë deri më 2024.

Marketing