Komisioni për ndjekjen e parregullsive eventuale lidhur me kryerjen e veprave penale kundër zgjedhjeve informoi sot pasdite se votimi deri në orën 17 është zhvilluar në atmosferë të qetë, pa numër të madh të parregullsive zgjedhore.
“Komisioni vazhdon me koordinimin e mëtejshëm të prokurorive themelore publike të cilët janë organizuar me kujdestari shtesë të prokurorive publike dhe veprojnë urgjent, duke ndërmarrë veprime për zbardhjen e rasteve dhe konfirmimin e fakteve”, thuhet në kumtesë.