Në rajonin e Gostivarit regjistrohet edhe një rast me Kovid-19

Epidemiologët kanë zbuluar një rast të ri me korona virus në rajonin e Gostivarit. Nga testimet e fundit ka rezultuar që një person nga Komuna e Vrapçishtit është pozitiv duke çuar kështu në 30 numrin e të infektuarve në rajonin e Gostivarit.

Marketing

Sipas informatave të shtabit ndër-komunal të krizës në Komunën e Gostivarit janë 14 raste aktive, në Komunën e Vrapçishtit 13 dhe në Mavrov-Rostush 3 raste aktive.

Marketing