Në repartin kirurgjik në Strugë janë infektuar nëntë punonjës shëndetësorë me fruth

Në repartin kirurgjik në Spitalin e përgjithshëm të Strugës janë sëmurë 16 për qind e të të punësuarve, gjegjësisht nëntë nga gjithsej 56 punonjës shëndetësorë të cilët punojnë në këtë repart, ndërsa pesë e kanë kaluar dhe janë në vendin e tyre të punës.

Marketing

Këtë e kumtoi zëvendësministri i Shëndetësisë, Asim Musa pasi në mediume doli informacioni se reparti është mbyllur për shkak të infektimit të 50 për qind të personelit mjekësor nga fruthi.

Ai shtoi se në Spitalin e përgjithshëm, 70 për qind e të punësuarve janë vaksinuar dhe paralajmëroi se ata të cilët nuk janë vaksinuar do të vaksinohen në periudhën më të shkurtër me MRP vaksinën.

Në kumtesën nga Ministria e Shëndetësisë theksohet se reparti kirurgjik do të mbyllur një javë, ndërsa pacientët edhe më tej do ta kenë mbrojtjen e nevojshme shëndetësore. Ata do të dërgohen në Ohër dhe në Manastir.

Nga fillimi i epidemisë e deri më tani, në Qendrat për shëndet publik, në mënyrë shtesë janë vaksinuar gjithsej 1,780 persona, prej tyre më shumë se 65 për qind janë punonjës shëndetësorë, studentë dhe nxënës në shkollat e mesme mjekësore, të tjerët janë kontakte dhe persona mbi moshën 14 vjeçare.

Numri i përgjithshëm i personave të vaksinuar në moshën deri në 14 vjeçare me MRP vaksinë nga fillimi i epidemisë arrin 25.808.

“Vaksinimi është masa e vetme për parandalimin e përhapjes së epidemisë nga fruthi dhe ngritja e imunitetit kolektiv”, theksojnë nga Ministria.