Në Selanik u dogjën automjete të Ministrisë së Kulturës

Gjatë natës, në Selanik, disa persona të panjohur ua kanë vënë flakën katër automjeteve, nga të cilat tre janë të Ministrisë së Kulturës në Greqi, të parkuara para Muzeut Bizantin, njofton korrespondentja e MIA-së nga Athina.

Marketing

Nga departamenti grek i zjarrfikësve kumtuan se në shuarjen e zjarrit morën pjesë shtatë zjarrfikës me dy automjete.

Deri më tani, asnjë grup ose organizatë nuk ka marrë përgjegjësi për automjetet e djegura.

Marketing