Në Shkup dje 11 aksidente, janë lënduar gjashtë persona

Një bashkudhëtar dje është lënduar rëndë, ndërsa pesë të tjerë janë lënduar më lehtë në pesë aksidente nga gjithsej 11 që janë regjistruar në Qytetin e Shkupit në 24 orët e kaluara.

Marketing

Për tejkalim të shpejtësisë janë sanksionuar 58 shoferë, janë përjashtuar nga trafiku 12 persona para se të marrin të drejtën e drejtimit të automjetit motorik, si dhe 12 automjete teknikisht jo të rregulla dhe të paregjistruara.

Policia dje ka shqiptuar 69 masa për parkim jo të rregullt, ndërsa “karrotreci” ka ngritur 66 automjete.

Policia ka sanksionuar edhe gjashtë shoferë për kalim të udhëkryqit në dritë të kuqe të semaforit dhe një për tejkalim.

Marketing