Në Shkup mos kaloni sot nga rruga e Bit Pazarit

Prej sot do të jetë i mbyllur për qarkullim bulevardi “Kërste Misirkov” gjegjësisht aksi rrugor në drejtim të Bit Pazarit, nga udhëkryqi me bulevardin “Goce Dellçev” deri te qarkorja “Detelinka”.

Marketing

Rruga do të jetë e mbyllur nga ora 8:30 sot deri në ora 8:30 nesër, ndërsa arsyeja është asfaltimi i rrugës..

Linjat e autobusëve do të riorientohen drejt Panairit të Shkupit dhe qarkores Kontinental dhe prapa drejt qarkores “Detelinka”.

Nga NQP Shkup informojnë se linjat 2,16, 43 dhe 50 nga udhëkryqi në bul. “Goce Dellçev” me bul. “Kërste Misirkov”, në vend që të kthejnë majtas, do të vazhdojnë drejt drejt Panairit të Shkupit dhe nga stacioni tek hoteli “Kontinental” do të vazhdojnë nëpër trasetë e tyre të rregullta.