Një bashkudhëtar dhe një drejtues i mopedit janë lënduar rëndë në dy aksidente që në njëzet e katër orët e kaluara kanë ndodhur në rajonin e Shkupit.

Lëndime të lehta kanë marrë katër persona në dy aksidente prej gjithsej nëntë. Dëm material është shkaktuar në pesë aksidente.

Të dhënat e buletinit të SPB Shkup tregojnë se 59 shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, gjashtë shoferë nën ndikimin e alkoolit dhe 12 para se ta fitojnë të drejtën e drejtimit të automjetit.

Nga komunikacioni janë përjashtuar dy automjete me defekte teknike dhe nëntë të paregjistruara.

Policia e trafikut i ka dënuar edhe 100 shoferë për parkim jo të drejtë, ndërsa 65 automjete janë larguar nga automjeti special karrotreci.

Tek këmbësorët, 13 kanë kaluar në semafor të kuq, ndërsa 17 nuk e kanë kaluar rrugën në vendkalim për këmbësorë.

Artikulli paraprakVazhdon mania me duar shqiponjë, i fundit është Mesiç
Artikulli tjetërOSMANI: Progresi në marrëdhëniet e ndërsjella do ta trasojë rrugën për thellimin e miqësisë mes dy vendeve