Sot para godinës së Ministrisë së Punëve të Brendshme protestuan 35 kadetë. Ata pohojnë se janë manipuluar pasi që ende nuk janë ftuar për të nënshkruar kontratën e punës.

Bëhet fjalë për kandidatë që me sukses e kanë kryer trajnimin policor, por nuk u është ofruar kontratë pune.

Protestuesit kërkojnë që të respektohen rregullat, duke shtuar se nuk do të lejojnë që pa sqarime t’i lënë në rrugë.

Theksojnë se kanë kërkuar takim me ministrin Oliver Spasovski, por ende nuk është realizuar një takim, ndërkaq, pas kontakteve me sindikatat, rastin vendosën ta nxjerrin në publik.

PROTESTË PARA MPB-së – ПРОТЕСТ ПРЕД МВР

PROTESTË PARA MPB-së – ПРОТЕСТ ПРЕД МВР

Publiée par TV21 sur Lundi 11 juin 2018