Në Shqipëri 4 persona të vdekur dhe 168 raste të reja nga COVID 19

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri kanë humbur jetën 4 persona, si pasojë e koronavirusit. Ndërkohë që janë infektuar edhe 168 persona të tjerë.

Marketing

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë shëruar 94 qytetarë, duke e çuar në 9500 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” janë duke u trajtuar 246 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, katër qytetarë, një 64 vjeçar nga Shkodra, dy 67 vjeçar, një nga Elbasani dhe një nga Tropoja dhe një 68 vjeçar nga Kuçova .

Marketing