Pas debatit të Edi Ramës me qytetarët në Cërrik reagoi edhe nënkryetari demokrat i Kuvendit, Edi Paloka.
Ai shkruan se Rama tashmë nuk po arrin të bindë edhe militantët e PS-së që mbledh gjatë takimeve për dëgjesat publike.

Sipas Palokës, ashtu siç bën gjithmonë Rama kur nuk i pëlqen e vërteta bën cinikun dhe arrogantin.

Reagimi

Ramen e gozhdojne militantet. Shqiperia e Rames ku me lehte e me lire gjen drogen se sa ushqimet dhe ilacet.

Rama nuk po ja del dot me as me militantet qe i mbledh partia per shfaqjen e “llogaridherjes”.

I mesuar te leshoje mufka e te mashtroje pa i reaguar askush, lideri magjepses po provon dhe kupton cdo dite se me mufka e mashtrime nuk mund te mbaje me as militantet sepse ne fund te fundit dhe ata kane nevoje te punojne, te ushqehen e te marrin sherbim shendetsor.

Sot ne Cerrik (bastion i PS), ju desh te perplasej me realitetin sic ja paraqiten militantet e partise se tij e jo “kazani”. E si gjithnje , kur nuk i pelqen te degjoje te vertetat , beri cinikun dhe arrogantin.

I thane se nuk perballonin dot ilacet dhe lideri ju a kthehu se “po kerkonin qiqra ne hell…”

Sigurisht , ne Shqiperine e Edvinit me kollaj e me lire gjen drogen se ushqimet dhe ilacet.