Burime diplomatike thonë se bashkë me referendumin për çështjen e emrit, në shtator sipas gjitha gjasave do të ketë edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare. Siç theksojnë këto burime për Gazetën Lajm, po shqyrtohet edhe një mundësi tjetër lidhur me zgjedhjet e parakohshme dhe referendumin.

“Po shqyrtohet edhe mundësia që referendumi të mbahet në tetor. Nëse prolongohet deri atëherë, janë reale gjasat që bashkë me referendumin dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të mbahen edhe zgjedhje presidenciale. Sipas ligjit, zgjedhjet presidenciale mund të shpallen 6 muaj para terminit të rregullt, që do të thotë se ky kusht ligjor do të plotësohet nga fundi i tetorit”.