Në shtëpinë e Boki13 janë konfiskuar para dhe piktura të shtrenjta

Deri në orët e mëngjesit është zhvilluar bastisja në shtëpinë e Bojan Jovanovskit, i njohur si Boki13, gjegjësisht në shtëpinë familjare të prindërve të tij. Sipas informacioneve të portalit “Fokus”, në shtëpinë e Jovanovskit është konfiskuar një sasi e konsiderueshme e parave, ashtu edhe siç informuan një pjesë e mediave në vend.

Marketing

Përveç pikturave të piktorëve të njohur, megjithatë siç mëson “Fokus” janë konfiskuar edhe dëshmi të rëndësishme, që lidhen me hetimin në lëndën “Reket”, të cilën të hënën e hapi Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion, transmeton gazeta KOHA.

Prokuroria i ngarkon me akuzë Jovanovskin dhe Zoran Milevskin për “reket” ndaj një afaristi të njohur i cili ka qenë nën hetim nga Prokuroria Speciale Publike. Rekti është zhvilluar në atë mënyrë që i dyshuari i parë Jovanovski ka kërkuar nga biznesmeni dhe ka arriti të marrë, para në këmbim të lirimit nga ndjekja penale. Nga shuma e kërkuar fillimisht prej 8 milionë euro, kërkesa është ulur në 5 milionë, që në fund ti paguhen të akuzuarit të parë 1.5 milionë euro.

Marketing