Në shtëpinë e një shkupjani gjenden 33 fije kanabis

SPB e Shkupit ka ngritur padi penale kundër M.K. 26 vjeç nën akuzën për prodhim dhe lëshim në qarkullim të mjeteve narkotike.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur 33 fije me kanabis dhe mbi gjysmë kilogram marihuanë.

Marketing

Ashtu si informuan nga SPB-ja në Shkup, është ngritur padi penale kundër M.K. për shkak të ekzistimit të dyshimeve se ka kryer veprën penale prodhim dhe tregti me drogë.

Me 30 maj të vitit 2018, me urdhër të Gjykatës Themelore Shkupi 1 Shkup është kryer kontroll në shtëpinë e të dyshuarit ku janë gjetur fijet me kanabis si dhe mbi gjysmë kilogram marihuanë.

Lëndët e gjetura janë konfiskuar nga M.K. dhe me urdhër të Prokurorit Publik janë dërguar për ekspertizë në MPB.

Njashtu në konsultim me Prokurorin Publik, M.K. është mbajtur në stacionin policor për procedurë të mëtutjeshme.

Marketing