Në Shtip arrestohen 3 shkupjan, janë kapur me marihuanë dhe heroinë

Me 21.01.2019 rreth orës 16.25 në dalje të Shtipit për në Veles, zyrtarët policor kanë kryer kontroll në veturën e tipit “Folksvagen turan” me targa nga Shkupi, si dhe kontrollit të udhëtarëve A.A.(30), P.R.(27) dhe E.P.(30) të gjithë nga Shkupi.

Marketing

Gjatë kontrollit janë gjetur dy qese ku ka pasur heroinë, marihuanë dhe material i njohur me emrin katka për përzierjen e heroinës. Personat janë arrestuar dhe dërguar në Stacionin Policor në Shtip.

Pas dokumentimit të tërësishëm të rastit kundër tyre do të ngritet padi penale.

Marketing