Në Slloveni 45 të vdekur për një ditë, 1.388 të porsainfektuar

Në Slloveni, rekord prej 45 personave të vdekur nga virusi korona gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa janë konfirmuar 1.388 raste të reja, është publikuar në profilin e Qeverisë në Tuiter.

Marketing

Nga mesatarja e fundit, ishin testuar 5.326 persona.

Gjatë ditës së kaluar 11 persona ishin hospitalizuar, prandaj tani në spitalet e Sllovenisë ka 1.275 pacientë.

Në kujdes intensiv ka 208 persona, transmeton agjencia CTA.

Që nga fillimi i epidemisë në Slloveni janë infektuar 56.932 persona, prej të cilëve 876 kanë ndërruar jetë.

Marketing