Në Spitalin Geriatrik edhe 10 raste të reja pozitive me Kovid-19

Dhjetë pacientë të rinj me Kovid-19 janë diagnostikuar në Spitalin e specializuar për mjekësi geriatrike dhe paliative “13 Nëntori” në Shkup, konfirmoi për MIA-n, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Marketing

“Janë raste asimptomatike që janë zbuluar me testime dhe do të vendosen në një pjesë të izoluar dhe për ta do të kujdeset një staf i spitalit”, tha Filipçe.

Drejtoresha e spitalit, Salia Latif Petrushovska deklaroi për MIA-n se situata është nën kontroll, reparti në katin e tretë është mbyllur hermetikisht, ndërsa është bërë dezinfektim emergjent.

“Pacientët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kanë simptoma. Ata u zbuluan përmes ekzaminimit, i cili u bë nga spitali. Me rastet e reja, gjithsej 17 pacientë janë pozitivë me Kovid-19, si dhe tre punonjës të spitalit”, shtoi dr. Salia Latif Petrushovska.

Nga spitali përmes një komunikate informuan se nga gjithsej 17 pacientë pozitivë, dy kishin pasqyrë klinike më të rëndë dhe janë hospitalizuar në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile, ndërsa tre pacientë asimptomatikë u transferuan për mjekim në qendrën Kovid në kuadër të Spitalit Kozle.

Marketing