Në Stamboll sërish rinumërohen votat nga zgjedhjet lokale

Autoriteti zgjedhor turk filloi sërish që t’i rinumërojë votat në disa vendvotime në Stamboll, pas ankimimeve të Partisë së Drejtësisë dhe Zhvillimit (AKP) të presidentit Rexhep Taip Erdogan.

Marketing

AKP i konteston rezultatet e  zgjedhjeve lokale në Stamboll të mbajtura të dielën, në të cilat sipas rezultateve paraprake dhe jozyrtare, kandidati për kryetar të komunës të partisë opozitare Partia Republikane Popullore (CHD), Ekrem Imamoglu mori rreth 25.000 vota më shumë se ish kryeministri dhe kandidati i partisë qeveritare Binali Jildirim.

“U vendos që të rinumërohen votat në 39 qarqe në Stamboll, pasi që dje ishin parashtruar ankimime  nga partia qeveritare AKP, deklaroi kryetari i Komisionit të Lartë Zgjedhor, Sadi Gjuven.

Gjuven theksoi se pjesa më e madhe e fletëvotimeve të numëruara  ishin klasifikuar si të pavlefshme pas zgjedhjeve të dielën.

Partia e Erdoganit fitoi më tepër vota në nivel të të gjithë Turqisë, por humbi në qendrat më të mëdha urbane dhe ekonomike, midis të cilave edhe Ankarasë dhe Stambollit, ku ishin nën kontrollin e saj në 24 vitet e kaluara.

Imamoglu kërkoi nga Komisioni i Lartë i Zgjedhjeve që ta shpallë si fitues të zgjedhjeve si kryebashkiak i Stambollit.

Marketing