Në Strugë edhe për vitin tjetër janë të rezervuara pothuajse të gjitha sallonet e dasmave

Mbi 500 dasma edhe këtë verë u realizuan në Strugë dhe rrethinën e saj ku miliona e miliona euro i sollën bizneseve në Strugë, falë edhe mërgimtarëve strugan,shkruan Struga Ekspres.

Marketing

Dasmat dhe gëzimet familjare gjallëruan Strugën këto tre javë verore.

Në Strugë sallonet dhe lokalet e dasmave janë të rezervuara edhe për vitin tjetër ku pritet që edhe verës tjetêr të ketë mbi 500 dasma si zakonisht, rekord ky që mban vetëm ky qytet.

“Vështirê se gjen ndonjë lokal për vitin tjetër, ato duhet të rezervohen që nga maji për vitin tjetër”,shprehet një qytetar.

Në Strugë ka dhjetra e dhjetra lokale dasmash, të cilat janë të rezervuara çdo ditë në kohë dasmash.

Në Strugë dasmat realizohen në kohën e pushimeve kur kanë mërgimtarët strugan, prandaj të gjithê duan ti bëjnë dasmat në këtë periudhê verore prej 3 javësh.

Marketing