Në takimin e liderëve në Maqedoni, 5 liderë shqiptarë 2 maqedonas

Sapo janë mbledhur liderët e partive politike në Maqedoninë e Veriut pas dështimit të marrjes së datës për hapjen e negociatave me BE-në. E veçantja dhe e turpshmja në këtë takim shihen shqiptarët e copëtuar në pesë parti politike ku marrin pjesë pesë liderë në këtë takim me presidentin e shtetit Stevo Pendarovski në Vodno, përcjell TS.

Marketing

Shqiptarët e copëtuar në pesë parti ju konvenon vetëm maqedonaseve pasi të copëtuar humb edhe pesha dhe fuqia e shqiptarëve në këtë shtet.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti gjithnjë ka bërë thirrje që shqiptarët duhet të jenë më të bashkuar dhe partitë opozitare të bashkohen dhe të kenë një lider, por kjo nuk ka arritur të ndodh, por çdo ditë shtohet nga një lider i ri shqiptarë.

Me lindjen e liderëve dhe partive të reja shqiptare në Maqedoninë e Veriut humbim edhe ulëset në parlament kështu që sa më të copëtuar shqiptarët aq më të dobët bëhen.

Ndryshe sonte, liderët pritet të bisedojnë edhe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat një ditë më parë i kërkoi kryeministra Zaev dhe i pranuan të gjitha partitë.

Marketing