Me ndërhyrjen e fuknkcionarëeve të Bashkimit Demokratik për Integrim në Termocentralin e Osllomesë puësohen 50 shqiptarë dhe 25 persona të përkatësive tjera etnike…

Në bazë të marrëveshjes së partënerëve të kualicionit Qeveritar Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Lidhjes socialiste të Maqedonisë në termocentralin e Osllomesë punësohen gjithsej 75 punëtorë ku nga këto 50 do të jenë shiptarë ndësra 25 tjerë dhe do u takojnë përkatësive tjera etnike.

Ndërkohë sot në termocentarlin e Osllomesë me punë filluan 21 shqiptarë të profileve të ndryshme arsimore me arsim të lartë arsim të mesëm dhe atë fillor.

Ndërsa në ditët në vazhdim pritet të fillojnë me punë edhe 29 shqiptarë.

Të gjithë personat që filluan me punë janë propozuar nga këshillat vendor të Bashkimit demokratik per Integrim të degës së Kërçovës, gjithashtu nga 50 shqiptarë që fillojnë me punë në Termocentralin e Osllomesë të punësuar do të ketë edhe nga këshillat vendor të ish komunës së Zajazit dhe qytetit të Kërçovës.

Në bazë të informacioneve të Tv Uskana, të gjithë të përzgjedhurit për të filluar me punë nga Këshillat vendor të BashkimitDemokratik për Integrim janë persona të cilët i plotësojnë kushtet nga aspekti profesional por janë marrë parasysh edhe raste nga aspekti social të personave që është dashur të pranohen në këtë shpallje.

Banorët e Kërçovës përshëndesin këto punsime që janë realizuar në Termocentarlin e Osllomesë fal ndërhyrjes së fuknkcionarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim.