Në tjetër lagje, tjetër park – sa më shumë drunj për ajër të pastër. Vazhdon aksioni i Komunës së Çairit

Aksioni i mbjelljes së drunjve të Blirit i inicuar nga Komuna e Çairit vazhdoi në parqet e rrugës Nikolla Grçeto në lagjen Fushë Topanë.

Marketing

Lidhur me këtë ditë të punës, kreu i Komunës së Çairit Visar Ganiu u shpreh: “Po kalojmë edhe një ditë të frytshme të punës me shumë entuziazëm bashkë me qytetarët në shërbim të natyrës dhe shëndetit tonë. Do të vazhdojmë edhe ditëve në vijim deri në mbjelljen e 400 drunjve të paraparë.”

Në mënyrë vullnetare dhe me shumë kënaqësi aksionit të sotëm iu bashkangjitën futbollistët e K.F. Shkupi, Kryetari i parë i Shkupit të Vjetër Izet Mexhiti, zëvendës Drejtori i Drejtorisë së Doganave Irfan Buçi, këshilltari komunal Mensur Curri, drejtori sportiv i K.F. Shkupi – Omer Bunjaku dhe udhëheqësi i grupit të tifozëve Shvercerat Jusuf Ramadani.

 

Image may contain: 4 people, people standing, tree, crowd, grass, wedding, outdoor and nature
Image may contain: 10 people, people smiling, people standing and outdoor
Image may contain: 14 people, people smiling, people standing, tree, plant, grass and outdoor
Image may contain: 7 people, people smiling, people standing, tree, outdoor and nature

 

Marketing