Në tre mujorin e parë internet kanë shfrytëzuar 79,3 për qind e amvisërive

Shfrytëzimi i internetit në amvisëritë në Maqedoni është rritur në 79,3 për qind në tremujorin e parë të këtij viti, në krahasim me 73,6 për qind në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa ka përmirësim edhe në mënyrën e qasjes së nevojshme për e-tregti, tregon hulumtimi i Asociacionit për e-tregti në Maqedoni.

Marketing

Sipas hulumtimeve, 79,2 për qind e popullatës në Maqedoni të moshës prej 15 deri 74 vite kanë shfrytëzuar internet ose rreth 1,3 milionë banorëve, prej të cilëve të gjinisë mashkullore 80,9 për qind, ndërsa nga gjinia femërore 77,4 për qind. Nga të rinjtë e moshës prej 15 deri në 24 vite, internet kanë shfrytëzuar internet 97,5 për qind. Më së paku internet kanë shfrytëzuar personat e moshës prej 55 deri 74 vjet (46,7 për qind) në 12 muajt e kaluar. Gati çdo dit internet shfrytëzojnë 68,7 për qind e popullatës të moshës prej 14 deri 74 vjet edhe atë më shumë burrat se gratë. Që të kenë qasje deri në internet më së shumti kanë shfrytëzuar celular ose telefona të mençur 68,8 për qind nga internet shfrytëzuesit, pastaj nga laptopi 41,1 për qind nga desktopi 36,5 për qind dhe 14 për qind janë kyçur nga tableti.

Qytetarët e Maqedonisë më së shumti kishin folur dhe qëndruar në Fejsbuk edhe atë 64,8 për qind nga internet shfrytëzuesit, por më pak nga viti i kaluar gjegjësisht 83,8 për qind. Sa i përket shfrytëzimit të internetit për rrjetet sociale që është më i madh, burrat (68,6 për qind) shumë më shumë se gratë (60,9 për qind) kanë qëndruar në rrjetet sociale. Gjithashtu, në krahasim me vitin e kaluar është ulur shfrytëzimi i internetit edhe për telefonim, dërgim/pranim të postës elektronike.

Marketing