Në vend të Mogherinit vjen spanjolli Borell

Këshilli Evropian ka nominuar Ministrin e Punëve të Jashtme të Spanjës, Josep Borrell Fontelles që të jetë zëvendësojë Shefen e Diplomacisë Evropiane, Federica Mogherini.

Marketing

Joseph Borell është një përfaqësues socialist, i cili ka udhëhequr diplomacinë spanjolle që nga viti 2018, do të jetë Përfaqësues i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri.

Paraardhësja e tij, Federica Mogherini, është marrë drejtpërdrejt me dialogun midis Serbisë dhe Kosovës, dhe kjo do të jetë hera e parë që ky funksion, ka një përfaqësues të një shteti, që i përket një grupi të vendeve të BE-së, që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Marrëveshja për emrat e drejtuesve të institucioneve të BE-së është rezultat i një takimi maratonë midis krerëve të shteteve të BE-së, i cili filloi të dielën.

Emërimet e tyre duhet të miratohen nga Parlamenti Evropian.

Marketing