Sipas informacioneve të konfirmuara të mara nga vëzhguesit dhe zyrat rajonale të Asociacionit Qytetar MOST, në vendvotimet e mbuluara nga MOST-i nuk ka parregullsi, ndërsa votimi po realizohet në mënyrë të sigurt, duke respektuar protokollet shëndetësore.

Në konferencën për media të MOST-it ishte theksuar se sipas të dhënave të mara nga mbledhja paralele e votave, program që paraqet metodë matematikore-shkencore, jehona e votuesve në NJZ 1 – deri në orën 9 është 8,37 për qind, ndërsa deri në orën 10:00 12,55 për qind.

Në NJZ 2 deri në orën 9 kanë dalë 6,80 për qind , deri në orën 10:00 10,55 për qind, në NJZ 3 deri në orën 9:00 8,66 ndërsa deri në orën 10, në NJZ 4 deri në orën 9:00, 7,82 deri në orën 10:00 12,85 për qind, përderisa në NJZ 5 deri në orën 9:00 6,63 për qind ndërsa deri në orën 10:00 10,99 për qind dhe NJZ 6 deri në orën 9:00 jehona është 3,41, ndërsa deri në orën 10:00 5,56 për qind.