Në Viti vaksinohen 176 qytetarë

Me vaksinën antiCOVID deri më tani janë vaksinuar 176 qytetarë në komunën e Vitisë.

Sot ka filluar vaksinim i qytetarëve të moshës 80-84 vjeç, njofton drejtoresha e QKMF-së Vjollca Kadolli.

Postimi i saj i plotë:

Marketing

Edhe sot po vazhdon vaksinimi i qytetarëve vitias në QKMF-Viti me vaksinën anticovid.

Deri më sot janë vaksinuar 176  qytetarë.

Sot ka filluar vaksinim i qytetarëve të moshës 80-84 vjeç.

Ftojmë të gjithë qytetarët e kësaj grupmoshe, qoftē ata që janë regjistruar, apo që nuk janë lajmëruar deri më sot, të vijnë të vaksinohen.

Respekt për ekipën  e vaskinimit, të cilët janë  të  përkushtuar në realizimin sa më të suksesshëm të procesit të vaksinimit të popullatës.