Në vitin 2019 rikostruohet autostrada Tetovë-Gostivar

Vitin e ardhshëm pritet që të fillojnë punët për rikostruimin dhe zgjerimin e autostradës Tetovë-Gostivar. Kjo është bërë e ditur nga drejtori i Ndërmarrjes Shtetërore “Rrugët e Maqedonisë”, Gajur Kadriu. Sipas tij, projekti është gati dhe punohet me dinamikë të përshpejtuar në këtë drejtim.“Me investimet e reja të cilat planifikohen edhe nga ana e qeverisë një ndër karakteristikat ose një ndër investimet më të rëndësishme për rajonin e Pollogut do të jetë rikonstruimi total si dhe zgjerimi i rrugës magjistrale Tetove-Gostivar . Aktivitetet në këtë drejtim janë duke lëvizur me një dinamikë pak sa më të përshpejtuar , në përfundim e sipër është edhe projekti i cili parasheh zgjerimin e kësaj rruge dhe besoj se deri në fund të këtij viti projekti të jetë i gatshëm sepse në vitin 2019 duhet të fillojnë edhe punimet në teren për rikonstruimin e plotë të kësaj rruge” deklaroi drejtori Gajur Kadriu.

Marketing

Krahas zgjerimit të rrugës poashtu planifikohen edhe rrethoja prej metali që do të pamundësonte qasjen e lirë të kafshëve në autostradë.Shpesh herë rrethojat janë dëmtuar por edhe plaçkitur.“Rrethojat në këtë pjesë të rrugës me të vërtetë kanë qenë problem por me veprime të vazhdueshme të punëtorëve të ndërmarrjes publike shtetërore rrugët e Maqedonisë ne kemi vepruar dhe veprojmë aty dhe mund të them se disa herë rrethojat janë ndërruar por për fat të keq disa persona të papërgjegjshëm i dëmtojnë këto rrethoja dhe për momentin ato edhe mund të jenë të dëmtuara , dhe përsëri unë shfrytëzoj nga rasti të ju bëj apel banorëve të cilët më shpesh e frekuentojnë këtë pjesë të kenë parasyshë se rrugën magjistrale Tetovë-Gostivar mund ta përdorin edhe ato vet dhe familjarët e tyre prandaj të jenë të kujdesshëm dhe të mos i dëmtojnë këto rrethoja , dhe të jënë të kujdesshëm që të mos i lënë kafshët në afërsi të magjistrales për shkak se ndonjëherë nga ajo se ata nuk kanë edhe se ku të shkojnë dalin në rrugë, kemi pasur shumë raste të tilla edhe kur kanë qenë rrethojat sërish janë hasur kafshë në rrugë”, tha drejtori Kadriu.Ai ka apeluar që qytetarët të jenë më të kujdesshëm dhe të mos lejojnë që kafshët të dalin në rrugë sepse rrezikohet siguria.“Përndryshe rrethojat janë vendosur aty për të penguar qasjen e kafshëve të egra në këtë rrugë jo për kafshët shtëpiake sepse kafshët shtëpiake edhe mund të kontrollohen nga pronarët e tyre., dhe ju mund të shihni se në të shumtën e rasteve problemet, aksidentet e ndryshme në këtë rrugë i shkaktojnë qentë endacak , por shpesh herë ka pasur edhe kafshë shtëpiake që kanë shkaktuar aksidente në këtë rrugë sigurisht se ato kafshë kanë edhe pronarët e vet, prandaj edhe një herë bëj apel që njerëzit të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm se nga këto veprime mund të ketë edhe pasoja dhe ndëshkime shumë të rënda ndonjëherë më e rënda mund të jetën edhe për jetën e atyre që përdorin këtë rrugë”, deklaroi Kadriu.

Ndryshe, siguria në magjistralen Tetovë-Gostivar është në nivelin më të ulët. Vite me radhë kësaj magjistrale nuk i kushtohet rëndësi dhe e njejta është lënë pas dore dhe pa asnjë investim. Në këtë aks rrugor çdo ditë regjistrohen aksidente të cilët i shkaktojnë kafshët pasi që nuk ka mburroja prej metali të cilët do të parandalonin qasjen e kafshëve në rrugë. Këtë e ka konfirmuar edhe policia e Tetovës e cila thekson se janë shkaktuar shumë dëme materiale gjatë aksidenteve ku shkaktarë janë qent endacak. Nga Policia e Tetovës thonë se vetëm brenda nëntë muajve ka pasur 50 aksidente, por ky numër nuk është real pasi që aksidente të kësaj natyre ka thuajse çdo ditë. Mungesa e mburrojave përgjatë kësaj autostrade ka bërë që jo vetëm qent endacak të dalin në rrugë dhe të shkaktojnë aksidente por edhe kafshë të tjera kanë qasje të lehtë në këtë rrugë. Poashtu dukuri tjetër është edhe vjedhja e këtyre mburrojave nga persona të papërgjegjshëm të cilët e marrin dhe e sheshin, ndërsa nuk mbajnë llogari për dëmet që mund të shkaktohen nga vjedhja e këtyre mburrojave.

Marketing