Ndonëse ka edhe pak muaj kohë, fushata për zgjedhjet e ardhëshme presidenciale duket se po bëhet gjithnjë e më e nxehtë mes partive politike pasiqë do të varet shumë nga kandidatët që do të nxjerin partitë se kush do i fitojë zgjedhjet.

Edhe pse deri më tani nuk është bërë publike asnjë kandidaturë, Agjencia e lajmeve Zhurnal jozyrtarisht mëson se profesori universitar dhe ish ministri i financave Trajko Slaveski pritet që të jetë kandidat i partisë së Mickoskit (VMRO) për president të vendit.

Po kush është Trajko Slaveski? Ka lindur në Ohër në vitin 1960. Me profesion është ekonomist dhe ligjëron në fakultetin ekonomik në Shkup. Ka diplomuar në vitin 1983 në Shkup ndërsa ka mbaruar studimet master në Kaliforni në universitetin e Harvardit.