Neçev: Amnistia rrënon sundimin e së drejtës

Amnistia për të dyshuarit e 27 prillit u bë vetëm që të zbatohet marrëveshja e Prespës. Kështu tha në një intervistë për REL Zoran Neçev nga Instituti për demokraci. Sipas tij në këtë mënyrë Maqedonia po shkon në drejtim të kundërt, pasi siç tha, sundimi i së drejtës është njëri ka kriteret kyçe tek vendet anëtare të BE-së.

Marketing

Sjelljen e këtij ligji unë e shoh kryesisht në drejtim të implementimit të Marrëveshjes së Prespës, çdo gjë tjetër nga vetë ligji mendoj se nuk duhet ta shqyrtojmë, për shkak se dihet saktë se pse po sillet ky ligj. Nëse kjo vendoset nën ombrellën e pajtimit, mendoj se qeveria po lëviz në drejtim të gabuar, me këtë, në mënyrë të drejtpërdrejtë ndikohet në sundimin e së drejtës, që është një nga kriteret kyçe që vendet e BE-së ia dhanë Republikës së Maqedonisë në Këshill, në qershor, tha Zoran Neçev – Instituti për demokraci.

Por, Neçev thotë se anëtarësimi i Maqedonisë në BE varet pikërisht nga ajo nëse do të zbatohet Marrëveshja e Prespës.
Kjo varet para se gjithash nga ne. Pjesa më e madhe varet nga ne, nga zbatimi i Marrëveshjes së Prespës, e më pas nga zbatimi i pakos së reformave. Nëse të gjithë palët e respektojnë, edhe Maqedonia edhe Greqia, ne duhet të shpresojmë dhe pohimet e partnerëve tonë evropian se Maqedonia në qershorë do të marrë datë, tha Zoran Neçev – Instituti për demokraci.

Sa i përket ndikimit rus në Maqedoni, Neçev tha se përveç dezinformomiт të opinionit në lidhje me procesin nga ana e qeverisë ruse dhe ambasadorëve të saj, nuk sheh tjetër rrezik. Sipas tij nëse zbatohet marrëveshja e Prespës, dyert e NATO-s për Maqedoninë do të jenë të hapura, dhe Rusia më pas nuk do të ketë mundësi ta bllokoj procesin në fjalë.

Marketing