Komuna e Likovës ka realizuar disa projekte me mjetet nga buxheti për zhvillim rural që ka për qëllim mbështetjen e komunave në zbatimin e projekteve të ndryshme, tha Nefruz Çeliku, sekretari shtetëror në ministrinë e Bujqësisë dhe Pylltarisë.

“Ne si Ministri e Bujqësisë, kemi ardhur për të shpallur një konkurs, për të konkurruar komuna e Likovës e cila ka mundësi të konkurroj me tre projekte për infrastrukturë rurale, ujësjellës, kanalizime apo sheshe. Ne si staf i Qeverisë kemi bërë një punë ku kemi tërhequr një kriter i cili ka qenë pengës për të konkurruar komunat rurale me mbi 1.500 banor dhe tash të gjitha komunat rurale kanë të drejt të konkurrojnë për projektet në infrastrukturë, kryesisht në ndërtimin e ujësjellësve dhe kanalizimeve”, tha sekretari shtetëror Nefrus Çeliku.