Negativ është rezultati i foshnjës së lindur më 30 mars nga nëna e cila ishte pozitive në koronavirus, kumtoi pasdite Ministria e Shëndetësisë.

Pacientja pozitive në virus ka lindur para kohe foshnjë të gjallë të gjinisë mashkullore i cili gjendet në kujdes intensiv në Klinikën për gjinekologji dhe obstetrikë.

Më 31 mars, nëna e tij për shkak të vështirësive në frymëmarrje, është dërguar menjëherë në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrile, prej ku informojnë se gjendja e saj është stabile.

Lehona është nga Kumanova dhe është e moshës 27 vjeçare.