Negociatat, Cakaj takon ministrin e Jashtëm portugez

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, gjatë pjesëmarrjes së tij në Ministerialin e Forumit Rajonal të Unionit për Mesdheun, ka zhvilluar një takim me Ministrin e Jashtëm të Portugalisë, Augusto Santos Silva.

Marketing

“Një bashkëbisedim fare i hapur dhe i frytshëm me Ministrin e Jashtëm të Portugalisë, z. Augusto Santos Silva, për të siguruar mbështetjen për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE pas pak ditësh.”- është shprehur Cakaj në një postim në facebook.

Shqipëria vazhdon punën e saj intensive në sigurimin e një mbështetje sa më të gjerë për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.