“Negociatat”, Makron do ta sjell vendimin personalisht për Maqedoninë e Veriut

Nuk ka avancim në pozitën e përbashkët të Bashkimit Evropian për vendimin për fillimin e negociatave aderuese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Franca ende nuk ka qëndrim përfundimtar, pritet vendimi personalisht i presidentit Makron.

Marketing

Nga Këshilli i BE-së për MIA-n informojnë se nuk janë sjell projekt konkludimet e reja për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në këshillin e sotëm të ambasadorëve në Bruksel, në të cilin kryesia finlandeze shpresoi se do të arrihet avancim në diskutimin për zgjerimin.

“Sot në mëngjes ka pasur shikim të shkurtër të pozitave të të gjitha vendeve anëtare të Unionit, zakonisht vendet e njëjta shprehën mbështetje për fillim të shpejtë të negociatave me dy vendet, kryesisht shtetet lindore dhe jugevropiane, Holanda u tregua më e prirë ndaj Maqedonisë së Veriut sesa ndaj Shqipërisë, Belgjika konsideron se është reformë e rëndësishme e brendshme e BE-së, por nga pala franceze ende nuk ka qëndrim përfundimtar”, thonë për MIA-n, diplomatë nga vendet perëndimore të pranishëm në takim.

Tani për tani, zyrtarisht, Parisi mbahet deri në formulën mirë të njohur se “e mbështet perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, qëndrim i cili duhet të ruajë dy parime: respektimin e qeverisjes së të drejtës dhe luftën kundër korrupsionit në vendet dhe reformën e brendshme të BE-së paraprakisht.
Nga Këshilli thonë se nga Franca nuk pritet ta definojë qartë pozitën e vet më herët deri në vetë Këshillin për punë të përgjithshme më 15 tetor në Luksemburg, por nuk përjashtohet çështja t’u lihet edhe liderëve të BE-së dy ditë më vonë në samitin në Bruksel.

“Presidenti Makron do ta sjell vendimin personalisht në emër të Francës”, thonë diplomatët në Bruksel.
Sipas burimeve tjera diplomatike në BE, zgjedhja që të sillet vendim në nivel të shefave të shteteve dhe qeverive është strategji e Parisit për përballje me presionin me të cilin do të përballej nga ana e vendeve të cilat do të kërkojnë hapje të shpejtë të negociatave me dy vendet.

Një vendim tjetër i panjohur është vendimi i Holandës i cili pritet javën e ardhshme. Sipas sinjaleve të parlamentit holandez dhe ministrit holandez të Punëve të Jashme, është shumë e sigurt që Haga të kërkojë ndarje më të qartë midis Shkupit dhe Tiranës, gjegjësisht kushtëzim më të madh për Shqipërinë.

Kjo është konsistente edhe me qëndrimin e Bundestagut gjerman i cili kohë më parë votuan mbështetje të pastër për Maqedoninë e Veriut, por të kushtëzuar për Shqipërinë.
Diplomatët vendorë druajnë se nëse vjen deri në një skenar të tillë, disa vende anëtare do të mund të insistojnë në pakon “Shkup-Tiranë” dhe të kundërshtojnë në fillimin e negociatave vetëm me Maqedoninë e Veriut.

Qëndrimi i këtyre vendeve bazohet në qëndrimin se negociatat vetëm me Maqedoninë e Veriut do të shkaktonte pakënaqësi në Shqipëri dhe do të mund të ketë pasoja negative ndaj stabilitetit në rajon si dhe ndaj dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit.

Nga ana tjetër, mbështetësit e Maqedonisë së Veriut përkujtojnë se mungesa e çmimit për kompromis të bërë nga pala maqedonase për kontestin për emrin jep sinjal “shumë të rrezikshëm” deri tek Beogradi, i cili “nuk sheh arsye” për të ndërmarrë rrezik politik rreth çështjes kosovare, sqarojnë diplomatët evropianë të cilët janë njoftuar me përmbajtjen e diskutimeve midis vendeve anëtare.

Marketing