‘Negociatat’, Pendarovski: BE përforcoi kriteret për anëtarësim

Presidenti, Stevo Pendarovski, pret që procesi i anëtarësimit të jetë i vështirë, por nuk ka dashur të komentojë vendimin e djeshëm të ministrave të BE-së.

Marketing

Sipas tij, na pëlqen ne ose jo, BE ka përforcuar kriteret për anëtarësimin e anëtareve të reja.

“Pritet vendim i Bundestagut gjerman në dy seancat e tyre të shtatorit. Afatet dihen dhe agjenda dihet dhe pas kësaj do të presim vendim formal të BE-së. Ai do të jetë një proces shumë i gjatë.

Çdo anëtare e re e BE-së negocion më gjatë se anëtarja paraprake dhe çdo kandidate e radhës kalon proces më të vështirë negociatash se paraardhëset. E drejtë ose jo, BE-ja i përforcon kriteret për anëtarësim”,- deklaroi presidenti i RMV-së, Stevo Pendarovski.

Marketing