Negociatat për ligjin për PSP-në janë bllokuar në nenin 105

Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se negociatat e grupeve të punës pr ligjin për Prokurorinë Speciale Publike janë bllokuar dhe se dallimet thelbësore të grupeve të punës janë për nenin 105.

Marketing

“Për ligjin për PSP-në janë ndalur punët. Minsitrja e Drejtësisë sot dha informacion se është bllokuar puna në nenin 105. Lideri i opozitës në të gjitha takimet thotë se Katica Janeva është problem. Në një pjesë të punëve të grupeve të punës ka progres, por në detaje të caktuara në nenin 105 jemi bllokuar. Besoj se javën e ardhshme do të duhet të lëvizim, sepse deri në fund të këtij muaji duhet të kemi përgjigje – ka zgjidhje apo jo lidhur me këtë çështje. Sepse nëse kjo nuk është pjesë e raportit të BE-së për të cilin do të vendoset në tetor, kjo nuk do të thotë se askush nuk do ta shfrytëzojë si kundër argument në marrjen e vendimeve. Por, kjo për mua është sekondare, ndërsa primare është miratimi i ligjit për prokurori publike. Ne duhet ta miratojmë, kjo është pjesë e gjyqësisë dhe është obligimi ynë para qytetarëve”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve gjatë vizitës në lokalitetin Stobi.

Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska thotë se nga VMRO-DPMNE-ja nuk kanë marrë kurrfarë propozimi ligji për prokurori publike.

“Gjatë bisedimeve rreth tekstit të Ministrisë ka pasur progres të caktuar, por kanë mbetur dallime thelbësore për nenin 105 i cili ka të bëjë në vazhdimin e procedurave të filluara nga PSP-ja, si dhe në çështjet të cilat kanë të bëjnë në statusin e PSP-së. Ligji i propozuar nga Ministria përmban dispozitë se prokurori special zgjidhet nga Këshilli i Prokurorëve, ashtu që çështjen për të atë kush do ta udhëheqë PSP-në është çështje e cila nuk trajtohet në negociatat për tekstin ligjor”, thotë Deskoska.

Marketing