Negociatat/ Rama mesazh nga SHBA: Përgjigjja pozitive, vendimi më i mençur që do jepte BE

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së mbajtur në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork u ndal tek procesi i negociatave , ku shtoi se një përgjigje pozitive për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut me 18 tetor, do të ishte vendimi më i mençur i BE-së.Shefi i qeverisë shqiptare tha se në Shqipëri ka plane konkrete, të cilat synojnë mbrojtjen e shtresave vulnerabël, si garanci për të respektuar të drejtat themelore të njeriut.

Marketing

“Stabiliteti i rajonit mund të garantohet vetëm nga perspektiva evropiane. Dhënia e përgjigjes pozitive për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut s’do jetë thjesht shpërblim bazuar në meritën e tyre, por do jetë vendimi më i mençur që BE do të merrte .

Ka plane konkrete që do të garantojnë të drejtat e grupeve, rome, LGBT, etj. Gjithashtu, ne kemi bërë një barazi gjinore, dhe jam krenar të them që në qeverinë time ka më shumë gra se burra.Në vizitën e tij në Tiranë më 2014, Papa Francesku e këshilloi rininë shqiptare të fluturonte lart e më lart por të mos harronte folenë. Kjo është një kërkesë realiste, jo vetëm për Shqipërinë, por për gjithë rajonin. Ne po zbatojmë progare, për të kthyer dukurinë e ikjes së truri”-tha ai.

Marketing