Negociuesi Kryesor me BE-në, Osmani kërkoi konsensus për negociata

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane dhe Negociuesi Kryesor me Bashkimin Evropian, në prag të përgatitjes së Kornizës fillestare negociuese nga ana e Komisionit Evropian, mbajti pres brifing në të cilën informoi për detajet e fundit lidhur me integrimet evropiane. Osmani, inicioi iniciativë deri tek të gjithë faktorët politik në vend, nën për kujdesin e Kryetarit Pendarovski, në ndërtimin e shoqërisë – konsensusit politik për integrime evropiane, në prag të fillimit të negociatave për çka njoftoi se pret të ndodhë në fund të vitit.

Marketing

“E vetë negociatat paraqesin procesin më kompleks dhe më të ndërlikuar në të cilin hyjmë si vend, jo vetëm si Qeveri apo parti politike. Rezultati do të na tangojë të gjithëve në mënyrë të drejtëpërderjtë. Prandaj krahas Bashkimit Evropian, për fillim të negociatave duhet të përgatitemi edhe ne. Pikërisht në këtë drejtim, si Negociues kryesor me Bashkimin Evropian, vlerësoj se ekzistojnë çështje rreth të cilave ne si shoqëri duhet të iniciojmë debat, të dakordohemi, që të përgatitur ta presim konferencën e parë ndër-qeveritare dhe fillimin e negociatave – theksoi Osmani, duke potencuar nevojën nga përgatitja politike në prag të fillimit të negociatave, përmes ndërtimit të konsensusit politik për prioritet të Integrimeve Evropiane si një interes mbi-nacional, mbi-partiak dhe strategjik edhe të vendit.

“Prandaj, më lejoni që të inicioj, gjithsesi përmes Qeverisë e aq më shumë me qasje të koordinuar me Kryetarin e shtetit i cili mund të ketë rol të rëndësishëm në këtë proces, të unifikimit politik dhe shoqëror për interesat strategjike shtetërore. Ftoj ta fillojmë procesin e ndërtimit të konsensusit tonë të përbashkët politik dhe shtetëror, në një procedurë inkluzive, me përfshirjen e të gjitha subjekteve politik, ku do ti heqim interesat politike të procesit të integrimit të vendit në Bashkimin Evropian”, theksoi Osmani, duke i potencuar formimin e ardhëm e strukturës negociuese, në funksionimin e Komisioneve Parlamentare – Këshillit Nacional për Integrime Evropiane dhe Komisionit për Çështje Evropiane, por edhe më gjerë, në krimin e konsensusit të shoqëror në përgjithësi për integrime evropiane.

“Bëhet fjalë për sfidë të gjeneratave, që ndërlidh ëndrrën e gjeneratave të kaluara të cilët gjatë e pritën këtë moment, por edhe pritjet të gjeneratave që vinë, por të cilët kanë të drejtë të jetojnë në vend stabil dhe prosperuaese. Neve na u dha kjo mundësi të jemi gjeneratë që do ti fillojë negociatat – por edhe detyrimi që atë ta bëjmë në mënyrë më të mirë”, përfundoi Osmani.

Marketing