Nëna e dy fëmijëve vdes pas kirurgjisë plastike të dobësimit

Luz Dary Silva pranoi një ofertë të klinikës Cardio Fitness për një procedurë të heqjes së dhjamit nga barku, ijët, por nëna e dy fëmijëve vdiq pas kirurgjisë me teknikën laser me të cilën dëshironte të befasonte burrin e saj.

Marketing

Luz vdiq nga komplikimet e procedurës së lipolizës me laser në Barrancabermeja, në Kolumbi.

Ajo raportohet se pagoi çmimin e “leverdishëm” 4 milion peso kolumbiane – rreth 1000 euro – sipas ofertës së klinikës.

Lipoliza me laser raportohet se redukton depozitat e yndyrës pa përdorur thithje. Por një ditë pas ndërhyrjes ajo nisi të vuante nga presion i ulët gjaku e diarre.

Motra e saj tha se lëkura i ishte nxirë nga një infeksion bakterial. Doktorët thanë se në trupin e saj ishin përhapur baktere që u përshkallëzuan nga procedura.

Klinika ‘Cardio Fitness’ tha se po heton mbi rastin./tch

Marketing