Nëna me 16 fëmijë, dhuratat e Krishtlindjes i blej që në korrik

Punën e sotme mos e lër për nesër. Këtë e di më së miri Jeni Bonell, nënë australiane e plot 16 fëmijëve.

Marketing

Kam filluar që tani të blej dhuratat e krishtlindjes- thotë ajo në një intervistë për tabloidin britanik Daily Star. Arsyeja është e thjeshtë: duke filluar herët, në këtë rast më shumë se pesë muaj më herët, jeni mund ti lejojë vetes ndarjen e kostos së lojërave.

Përveç kësaj, rrëfehet ajo, përdoret kjo skemë për të përfituar edhe nga uljet verore.

Një traditë kjo e dhuratave të blera më herët që ajo dhe bashkëshorti e ndjekin prej kohësh. Cdo vit, një prej fëmijëve zgjidhet si elfi i krishtlindjes dhe ka detyrë të ndihmojë nënën në planifikimin, blerjen dhe përgatitjen e festës së 25 dhjetorit.

Për këtë vit, është zgjedhur Eva e vogël, që në kanalin e Youtube-it të familjes me më shumë se 25 mijë të regjistruar, tregon: Mami dhe unë po përgatitemi. I kemi dhënë vëllezërve dhe motrave katalogun e lojërave që të zgjedhin të preferuarën e tyre dhe ta vendosin në listën për babagjyshin.

Një preferencë kjo që sidoqoftë nuk garanton marrjen e lodrës së dëshiruar. Fëmijëve tanë u kemi mësuar të mos jenë të pangopur – shpjegon Jeni, nëse vendosin një dhuratë në listë nuk do të thotë se do ta marrin patjetër atë./Top Chanel/

Marketing