Nënat dëshirojnë t’i ruajnë fëmijët në shtëpi, ndërsa Qeveria thotë se ka kushte në kopshte

Me kërkesë për heqjen e vendimit që më 23 shtator të kthehen në punë, nënat e fëmijëve të moshës gjashtëvjeçare dhe ato të cilat janë në pushim të lindjes, sot pasdite dolën në protestë para Qeverisë.

Marketing

Kërkojnë që pushimi i lindjes të vazhdohet deri në fund të vitit, ndërsa sipas tyre në kopshte nuk ka vend dhe aspak nuk mund t’i regjistrojnë fëmijët e tyre. Peticionin e kanë nënshkruar 3.325 nëna.

Sipas vendimit të Qeverisë, të 14 shtatorit, të gjithë prindërit e fëmijëve prej 0 deri në 6 vjet, të cilët deri më tani ishin të liruar nga procesi i punës, duhet të kthehen në punë duke filluar nga 23 shtatori.

Nga Qeveria bënë të ditur se me hapjen e institucioneve për kujdes dhe edukim të fëmijëve më 9 shtator të vitit 2020 dhe analizës e cila tregoi se kopshtet kanë kapacitet që të kujdesen për fëmijët sipas Protokollit për aktivitete në institucione për kujdes dhe edukim të fëmijëve, minimal është rreziku nga përhapja e virusit Kovid-19, masa prindërit e fëmijëve prej 0 deri në 6 vjet të jenë jashtë procesit të punës e humbi kuptimin.

Marketing