Nëngrupi përgatiti Propozim-ligjin për amnisti

Nëngrupi për pajtim në Kuvend përgatiti Propozim-ligj për amnisti që sot duhet t’u dorëzohet bashkëkryesuesve të Komisionit, që ai të sillet sa më shpejtë.

Marketing

Zekir Ramçilloviq, i grupit të pavarur të deputetëve të VMRO-DPMNE-së i cili e kryeson këtë nëngrup, deklaroi se anëtarët e tij kanë arritur konsensus për këtë çështje. Sipas tij, me Propozim-ligjin nuk do të përfshihen organizatorët dhe personat të cilët kanë kryer dhunë fizike gjatë ngjarjeve të 27 prillit vitin e kaluar në Kuvend.

“Secili person i përfshirë me këtë proces gjyqësor do të duhet të parashtrojë kërkesë për amnisti nga procedura e mëtutjeshme. Në këtë mënyrë konsiderojmë se procesi që duhet të japë përgjigje për tërë atë që ndodhi më 27 prill do të vazhdojë dhe nga ajo anë do të kemi epilog juridik, drejtësia do ta gjejë vendin, por gjithsesi edhe disa nga personat të cilët ishin të përfshirë në ngjarjet e 27 prillit do të fitojnë amnisti dhe në atë mënyrë është bërë hapi i parë drejt relaksimit të marrëdhënieve në shoqëri, përkatësisht të ndarjeve të caktuara të cilat dolën nga kjo ngjarje”, theksoi Ramçilloviq.

Sqaroi se në tekst në mënyrë të qartë është definuar se cilët persona do të përfshihen me procesin pas përfundimit të procedurës dëshmuese.

“Personi nëse konsiderohet se nuk i nevojitet, se dëshiron fjalë përfundimtare… Të lëmë hapësirë ta dëshmojë rolin e vet”, tha Ramçilloviq.

Sipas tij, janë gjetur formulime juridike në bazë të aktakuzës ekzistuese dhe në bazë të një neni tjetër “bashkim për shkak të veprimtarisë armiqësore” mund ta vazhdojë procesin.

Tani për tani nuk ka asnjë aktvendim fuqiplotë për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar.

Pritet Grupi interparlamentar për integrim dhe pajtim sot të takohet dhe ta shqyrtojë propozim-vendimin ligjor për amnisti, që propozohet të sillet me procedurë të shkurtër. Paralajmëroi hollësi për tekstin e ligjshëm pas mbledhjes së Grupit interparlamentar, që u formua me nismë të kryeministrit Zoran Zaev dhe grupit të pavarur të deputetëve të VMRO-DPMNE, të përbërë nga deputetët të cilët mbështetën qasjen drejt ndryshimeve kushtetuese.

Marketing