Pavarësisht se Tottenham ishte në avantazh prej dy golave, nuk ka arritur të marrë fitore në Greqi në ndeshjen e parë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

‘Gjelat’ barazuan 2-2 në udhëtim te Olympiacos.

Harry Kane (26’) nga penalltia dhe Lucas Moura (30’) i dha epërsinë mysafirëve dhe gjithçka u mendua se do shkonte lehtë për londinezët.

Mirëpo, goli i Podence (44’) rihapi gjithçka para se Mathieu Valbuena (54’) të barazonte gjithçka nga 11-metërshi.

Në vazhdim skuadra e Pochettinos synoi të merrte tre pikë, por vendasit ishin jashtëzakonshisht të organizuar në fazën defanzive.