Nënshkruhet marrëveshje për kontroll të përbashkët në VK Tabanoc – Preshevë

Me nënshkrimin e sotëm të Marrëveshjes midis Qeverive të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të Republikës së Serbisë për kontroll të përbashkët për komunikacion ndërkombëtar rrugor në vendkalimin kufitar Tabanoc-Preshevë, udhëtarët dhe transportuesit nga 1 gushti do të kenë rrjedhë më të lehtë dhe më të shpejtë nga njëri shtet në tjetrin, me vetëm një ndalesë dhe një kontroll të përbashkët.

Marketing

Marrëveshjen në emër të dy qeverive në Beograd e nënshkruan ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe zëvendëskryeministri dhe ministër i Punëve të Brendshme i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq.

“One stop control është risi, ka rëndësi historike dhe rëndësi të madhe për Republikën e Maqedonisë së Veriut, sepse për herë të parë nënshkruhet një marrëveshje e tillë me shtetet nga fqinjësia”,deklaroi ministri Spasovski pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Rëndësia e kësaj marrëveshje është e madhe sepse, siç tha, do të mundësojë rrjedhë më të shpejtë të njerëzve dhe të mallrave midis Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë në këtë kufi. Kjo do t’i ndihmojë edhe qytetarëve edhe ekonomisë, që është me rëndësi për të pasur standard më të mirë jetësor në të dy shtetet.

Ministri serb Stefanoviq deklaroi se me marrëveshjen për One stop control, në mënyrë më ndryshe do të rregullohet VK Preshevë – Tabanoc.

“Ky vendkalim do të mundësojë përmes rregullimit më ndryshe të kemi rrjedhë më të shpejtë të njerëzve, udhëtarëve dhe mallrave, e tërë kjo që mundëson që qytetarët e dy vendeve tona, por edhe ata të cilët transitojnë, më lehtë, në mënyrë më efikase, më shpejtë dhe në mënyrë më ekonomike të vijnë deri në destinacionet e tyre, që do t’u ndihmojë ekonomive të vendeve tona të zhvillohen më shpejtë”, deklaroi Stefanoviq.

Marrëveshja, të cikën dy ministrat e shënuan si një impuls të ri në marrëdhëniet e miqësisë midis dy shteteve, do të hyjë në fuqi më 1 gusht, me regjim të ri, pas zbatimit të procedurave të nevojshme, nënshkrimin e protokolleve mes doganave të dy shteteve dhe dy ministrive të punëve të brendshme.

Në takim është biseduar edhe për fillimin e procedurës për hapjen e vendkalimit të ri kufitar Llojan-Miratoc, për komunikim më të mirë të popullatës lokale, si dhe për luftë të përbashkët kundër korrupsionit dhe krimit, për dallim të informacioneve me fokus të luftës kundër narkotikëve dhe për mbrojtje të përbashkët të kufirit kundër emigracionit të paligjshëm.

Marketing