NËNSHKRUHET MEMORANDUM PËR BASHKËPUNIM NDËRKUFITAR ME NPK “KOMRAD” NGA VRANJA

Drejtori i NP,,Higjiena Komunale’’-Shkup, Abdusamed Shabani dhe drejtoresha e NPK “Komrad” nga Vranja, Nela Cvetkoviq, bashkë me drejtorët e NPK “Zelenikovo” dhe NPK “Petrovec”, Kërsto Janakievski dhe Andrejço Grozdanovski, sot nënshkruan Memorandum për bashkëpunim gjatë aplikimit të përbashkët në projektet e IPA-së për bashkëpunim ndërkufitar mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikë së Serbisë.
“Shpresojmë se ky bashkëpunim do të kontribuojë në realizimin e suksesshëm të qëllimeve tona të përbashkëta – mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe avancimin e shërbimeve të ndërmarrjeve publike për shfrytëzuesit tanë të fundit – qytetarët. Mjetet e parapara dedikohen për menaxhim më efikas me mbetjen komunale, zbatim të aktiviteteve edukative për zhvillimin e vetëdijes ekologjike tek popullata më e re, si dhe për ngritjen e vetëdijes publike tek qytetarët nga komunat e synuara në rajon, me qëllim të veprimit të drejtë dhe të ndërgjegjshëm me mbetjen”. – deklaroi drejtori i NP,,Higjiena Komunale’’-Shkup, Abdusamed Shabani.

Marketing