Nëntë aksidente dje në Shkup, një person i lënduar

Një udhëtar në autobus ka marrë lëndime të rënda trupore në njërin nga gjithsej nëntë aksidentet gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup. Në gjashtë prej tyre lëndime më të lehta kanë marrë shtatë persona, ndërsa në dy janë shkaktuar dëme materiale.

Marketing

Nga MPB informojnë se dje policia e rrugore ka sanksionuar 13 shoferë të cilët lëviznin me shpejtësi më të madhe se e lejuara, gjashtë shoferë kishin kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, një shofer që nuk i kishte dhënë përparësi për kalim në vendkalimin e shënuar për këmbësorë, një shofer për rreshtim të parregullt, tre shoferë për mosposedim të helmetës mbrojtëse dhe 11 shoferë për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit.

Nga komunikacioni janë përjashtuar 14 shoferë, 12 prej të cilëve para se të pajisen me patentë shoferi, dy fillestarë si dhe 12 automjete të paregjistruara.

Janë hasur 84 automjete të parkuara në mënyrë jo të rregullt, ndërsa me ndihmën e automjetit special “karrotreci”, janë larguar 69 automjete.

Marketing